Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Real Madridi, del në skenë Bruno Fernandes. Portugezi mund të merret për 60 milionë euro
26 Dhjetor 2025 11:47 Alfred Lleshi Real Madridi hyn papritur në garë për Bruno Fernandes. Sipas “Fichajes”, madrilenët po e monitorojnë me shumë vëmendje situatën e kapitenit të Manchester United, duke vlerësuar konkretisht mundësinë për një goditje në mesfushë me portugezin. Në muajt e fundit, Fernandes ishte lidhur kryesisht me klube nga Arabia Saudite dhe MLS, por tani vëmendja rikthehet fuqishëm tek Europa. Portugezi mund të largohet për rreth 60 milionë euro, një vlerësim i konsideruar plotësisht i përballueshëm për Realin. Sipas të njëjtit burim, klubet jashtë Premier League do të kishin mundësinë ta aktivizonin klauzolën e fiksuar pikërisht në këtë shifër, duke e bërë operacionin relativisht të drejtpërdrejtë. Manchester United ndodhet në një fazë ristrukturimi nën drejtimin e Ruben Amorim, me nevojën për të...