Real Madrid vuan shumë ndaj Vallecano dhe fiton në frymën e fundit falë penalltisë (video)

Real Madrid vuan shumë ndaj Vallecano dhe fiton në frymën e fundit falë penalltisë (video)

Pas humbjes në mesjavë 4-2 ndaj Benfica në Champions League, Real Madrid ka vuajtur shumë sot ndaj Rayo Vallecano, ku fitoi në shtesë 2-1 në sfidën e luajtur në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 22-të. Real Madridi nuk e nisi apsak mirë takimin, ku Jude Bellingham pësoi një dëmtim në kofshë dhe u largua nga fusha e lojës pas 10 minutash, i përlotur. Shenjat e para tregojnë për një dëmtim serioz. Madrilenët gjetën avantazhin në minutën e 15-të me Vinicius Junior, ku sulmuesi brazilian tregoi gjithë klasin e tij duke shënuar një gol shumë të bukur. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të pjesës së parë, e cila mbyllet 1-0 për Real Madridin. Miqtë e nisën shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur...