Real Madrid siguron 3 përforcimet e para që tani për sezonin e ri, do të kushtojnë vetëm 27 mln euro

Real Madrid siguron 3 përforcimet e para që tani për sezonin e ri, do të kushtojnë vetëm 27 mln euro

22 Shkurt 2026 20:50 Telesport Real Madrid pritet të jetë shumë aktiv gjatë merkatos së ardhshme të verës, ku do ketë një riformatim të ekipit. Priten disa nënshkrime të reja, por tri prej tyre mund të përmenden që tani. Mediet spanjolle bëjnë me dije se “Los Blancos” kanë vendosur të paguajnë klauzolat e riblerjes së tri “produkteve” të tyre, që po shkëlqejnë në ekipet respektive. Dy prej tyre luajnë në Serie A te Como, Jacob Ramon dhe Nico Paz. Për qendërmbrojtësin 21-vjeçar, Real Madrid do të paguajë 8 milionë euro, ndërsa për yllin argjentinas 9 milionë euro, një shifër “qesharake” në krahasim me vlerën e tij aktuale në treg. I treti është mesfushori Chema Andres, i cili po shkëlqen te Stuttgart në Bundesligë dhe një...