Real Madrid “shtyp” City-n, ndeshja e jetës për kapitenin Valverde. Guardiola del me kokën ulur nga “Bernabeu” (video)

Real Madrid “shtyp” City-n, ndeshja e jetës për kapitenin Valverde. Guardiola del me kokën ulur nga “Bernabeu” (video)

11 Mars 2026 22:51 Telesport Real Madrid ka hedhur një hap të madh drejt çerekfinaleve në Champions League, pas fitores 3-0 ndaj Manchester City në sfidën e luajtur në “Santiago Bernabeu”. Protagonisti kryesor i takimit ishte padyshim Federico Valverde, i cili shënoi tregolësh në pjesën e parë. Në minutën e 20-të, pas një topi të gjatë të nisur nga këmbët e Thibaut Courtois, ishte Federico Valverde që pasi shmangu Nico O’Reilly, driblon bukur Gigio Donnarumma-n dhe dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 27-të ishte sërish Valverde që gjeti rrjetën dhe dyfishon shifrat, këtë herë pas asistit të Vinicius Junior. Në minutën e 42-të, Valverde kompleton tregolshin e tij, pas asistit të Brahim Diaz dhe një veprimi spektakolar në zonë nga uruguaiani, i cili do...