Real Madrid “shtyp” City-n, fitore e “çmendur” e PSG ndaj Chelsea! Bodo/Glimt “Përralla” e këtij Championsi, ëndrra vijon

Real Madrid “shtyp” City-n, fitore e “çmendur” e PSG ndaj Chelsea! Bodo/Glimt “Përralla” e këtij Championsi, ëndrra vijon

Mbrëmja e sotme e Champions league ka prodhuar rezultate tenistike, ku sfida që spikati ishte finalja e parakoshme Real Madrid – Manchester City, e cila u transmetua LIVE në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus. Real Madrid ka mposhtur me rezultatin 3-0 Manchester City në stadiumin Santiago Bernabeu, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit për në fazën tjetër të kompeticionit. Heroi i takimit ishte Federico Valverde, i cili vulosi gjithçka që në pjesën e parë. Mesfushori uruguaian realizoi një tripletë të shpejtë, duke shënuar në minutat 20’, 27’ dhe 43’, dhe duke qenë protagonisti absolut i kësaj sfide. Në pjesën e dytë, portieri i Cityt Gianluigi Donnarumma mbajti ekipin anglez në lojë, duke mos lejuar që rezultati të thellohej më tej. Italiani priti...