Real Madrid rikthehet në garë për Ibrahima Konate, por francezi duhet të bëjë një sakrificë të madhe

Real Madrid rikthehet në garë për Ibrahima Konate, por francezi duhet të bëjë një sakrificë të madhe

4 Shkurt 2026 20:28 Telesport “ESPN” zbulon se Real Madrid është rikthyer sërish në garë për transferimin e mundshëm të Ibrahima Konate, gjatë verës së ardhshme. Francezit i skadon kontrata me Liverpool-n në fund të këtij sezoni dhe deri tani nuk ka pranuar ofertën e të kuqve për rinovim. Prej kohësh është përfolur për një transferim të tij drejt Real Madridit, por klubi madrilen u tërhoq disi për shkak të rrogës së majme të kërkuar nga ylli francez, e cila ende nuk bëhet e ditur në fakt. Por sipas raportimit të sotëm të “ESPN”, Real Madrid ka rikthyer në vëmendje Konate, por francezi duhet të ulë kërkesat e tij financiare në rast se vërtet dëshiron transferimin te “Los Blancos”. Për Konate ka interes të madh...