Real Madrid piketon dy mesfushorë për merkaton e verës
1 Shkurt 2026 10:05 Telesport Real Madrid ka nisur lëvizjet për të përforcuar mesfushën në merkaton e verës, me drejtuesit që po monitorojnë disa profile të rëndësishme për të ardhmen e ekipit. Objektivi i klubit mbetet rinovimi gradual i repartit, duke kombinuar eksperiencën me talentin e ri. Në krye të listës ndodhet Vitinha i Paris Saint-Germain. Portugezi vlerësohet për inteligjencën taktike, qarkullimin e topit dhe aftësinë për të diktuar ritmin e lojës, cilësi që përputhen me filozofinë e lojës së “Los Blancos”. Megjithatë, një transferim i tillë nuk pritet të jetë i lehtë, duke marrë parasysh rolin e tij te PSG dhe koston e lartë të kartonit. Alternativa tjetër është talenti holandez i AZ Alkmaar, Kees Smit. Mesfushori i ri shihet si një investim strategjik...
Burimi:
telesport.al