Real Madrid merr lajmin e keq, dy mungesa të konfirmuara ndaj Benfica
5 Shkurt 2026 21:14 Telesport Lajme aspak të mira për Real Madridin. Klubi madrilen do të ketë të paktën dy mungesa të rëndësishme ndaj Benfica, në playoffin e Champions League. I pari është Jude Bellingham, anglezi do të mungojë për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimit në kofshë të pësuar gjatë ndeshjes së fundit në kampionat. I dyti është Rodrygo, i cili është pezulluar me 2 ndeshje në Champions League për “gjuhë abuzive” gjatë ndeshjes së fundit kundër Benfica-s. Braziliani do të humbasë të dyja ndeshjet e playoff-it kundër të njëjtit kundërshtar. Ndeshja ndaj Benfica është e vlefshme për një vend për në çerekfinale, ndaj mungesa e Rodrygo dhe Bellingham do të jetë një shqetësim i madh për Alvaro Arbeloa dhe Real Madridin.
Burimi:
telesport.al