“Real Madrid luan më keq me Mbappe në fushë. Ai mendon se të gjithë jemi idiotë”

“Real Madrid luan më keq me Mbappe në fushë. Ai mendon se të gjithë jemi idiotë”

7 Prill 2026 18:45 Telesport Pavarësisht 38 golave të shënuar dhe 6 asisteve të dhënë këtë sezon me fanellën e Real Madridit, sërish ka kritika dhe pakënaqësi ndaj Kylian Mbappe. Një nga njerëzit që e ka shprehur haptazi pakënaqësinë ndaj francezit është Juanma Rodriguez, analist i “El Chiringuito de Jugones”, i cili është shumë kritik ndaj Mbappe sepse beson se atij i mungon personaliteti dhe qëndrimi i nevojshëm për të veshur fanellën e Real Madridit. “Mbappe nuk udhëheq. Ai nuk vrapon. Dhe as nuk shënon më. Të shtunën ai pati katër raste të pastra dhe nuk shfrytëzoi asnjërën prej tyre. As 25%. Ky djalosh mendon se të gjithë jemi idiotë. Me të në fushë, Real Madrid luan më keq”, mbyll reagimin e tij, Juanma Rodriguez.