Real Madrid gjen zëvendësuesin ideal të Dani Carvajal, një spanjoll për të shtuar konkurrencën ndaj Alexander Arnold
10 Mars 2026 17:59 Telesport Edhe pse ka një nga lojtarët më të mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes si Alexander Arnold, Real Madrid sërish do të ndërhyjë në merkato verën e ardhshme për këtë pozicion, duke qenë se do të largohet Dani carvajal. Kapiteni aktual do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë, destinacioni i ri me shumë mundësi do të jetë në MLS. Për këtë arsye, drejtuesit e “Los Blancos” kanë filluar që tani të shqyrtojnë disa alternativa për të shtuar konkurrencën në krahun e djathtë dhe kanë piketuar një lojtar, që është në kulmin e karrierës. Bëhet fjalë për spanjollin e Tottenham, Pedro Porro, i cili ka një vlerë në treg rreth 40 milionë euro dhe është nën...
Burimi:
telesport.al