Real Madrid gati 120 mln euro për Olise, reagon drejtori sportiv i Bayern: Thjesht jo!
10 Prill 2026 19:14 Telesport Real Madrid ka shfaqur interes për yllin e Bayern, Michael Olise, i cili këtë sezon po shkëlqen me gola dhe asiste. Mediat spanjolle raportojnë se Los Blancos janë gati të paguajnë 120 mln euro për francezin. Drejtori sportiv i Bayern, Max Eberl, ka garantuar tifozët bavarezë se nuk ka shans që Olise të largohet. “Jo, thjesht jo. Nuk ndodh. Ne kemi një projekt afatgjatë, Michael ndihet shumë rehat këtu. Mund ta shihni si funksionon kjo skuadër dhe kur luajmë futboll në këtë mënyrë, nuk ka asnjë shans për askënd që të na marrë yjet, sidomos Michael”.
Burimi:
telesport.al