Real Madrid do të paguajë 40 mln euro për mbrojtësin e ri të Serie A, që shumë pak vetë e njohin

Real Madrid do të paguajë 40 mln euro për mbrojtësin e ri të Serie A, që shumë pak vetë e njohin

28 Dhjetor 2025 17:43 Telesport Sipas “Fichajes”, Real Madrid ka vendosur të bëjë një lëvizje strategjike në merkato. Klubi madrilen po punon për të finalizuar transferimin e Honest Ahanor, mbrojtësit 17-vjeçar të Atalantës. I konsideruar si një mbrojtës me të ardhme të madhe, klubi madrilen është i gatshëm të paguajë klauzolën e vendosur nga Atalanta që është 40 milionë euro. I fortë në lojën ajrore, i aftë me të dy këmbët dhe ka një qetësi të pazakontë për një lojtar 17-vjeçar, cilësi këto që kanë shtyrë drejtuesit e Real Madridit ta ndjekin dhe të arrijnë në konkluzionin se duhet transferuar sa më shpejt. Sipas raportimit në fjalë, Real Madrid synon të arrijë marrëveshjen me Atalantën sa më parë, por lojtari do vazhdojë të qëndrojë te...