Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Real Madrid bën detyrën ndaj Sevilla-s, Mbappe nuk e thyen dot rekordin e CR7. PSG nuk toleron as në Kupë (video)
Real Madrid ka marrë një fitore të vujatur 1-0 ndaj Sevilla-s në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 17-të në La Liga. Miqtë e nisën shumë mirë takimin, duke dominuar lojën në minutat e para dhe duke pasur disa raste serioze. Rezultati u zhbllokua në minutën e 38-të. Rodrygo kroson në zonë nga goditja e dënimit, Jude Bellingham kërcen mbi mbrojtësit kundërshtarë dhe dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet me këto shifra, 1-0 për Real Madrid. Në gjysmën e dytë të pjesës së dytë, Sevilla mbeti me 10 lojtarë, pasi Marcao mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 68-të. Goli i qetësisë për madrilenët do të vinte në minutën e 86-të, ku Kylian Mbappe do të tregohej i saktë nga...