Real Madrid befasohet në Mallorca, Muriqi me shokë e mbyllin pjesën e parë në avantazh (video)
4 Prill 2026 17:06 Telesport Pjesa e parë mes Mallorca-s dhe Real Madridit është mbyllur 1-0 për vendasit, në sfidën e vlefshme për javën e 30-të në La Liga. Në minutën e 22-të, Real Madrid iu afrua golit, por goditja e Kylian Mbappe u ndal në mënyrë të shkëlqyer nga Leo Roman. Sfida u zhbllokua në minutën e 42-të, ku pas një krosimi të Pablo Maffeo dhe mungesës së vëmendjes të mbrojtjes madrilene, ishte Manu Morlanes që zhbllokoi shifrat, duke dërguar topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 ëpr vendasit. Real Madrid ka dhe 45 minuta të tjera në dispozicion, për të përmbysur shifrat dhe për të qëndruar ende në lojë për titullin. SHIKOGOLIN
Burimi:
telesport.al