Real-Benfica rikthehet në Play Off, Inter gjen Bodo/Glimt, Juves i kthehet “makthi” Galatasaray, derbi PSG-Monaco
Shorti i fazës së play-off-it në Champions League dhuron duele shumë interesante. Golat e ndeshjes kanë rikthyer në vëmendje duelin spektakolar të javës së fundit të fazës së ligës mes Real Madridit dhe Benfikës. Portugezët ishin ata që e mundën 4-2 skuadrën madrilene dhe e nxorën jashtë tetëshes më të mirë… dhe tani derbi iberik rikthehet në play-off. Kush kalon nga ky çift në çerekfinale do të luajë me Sporting Lisbonën ose Manchester City. I bukur në play-off edhe derbi francez mes Paris Saint-Germain dhe Monakos. Kampionët në fuqi dështuan në duelin e fundit të fazës së ligës të kualifikoheshin direkt dhe tani shorti i play-off-it i ka vënë përballë skuadrën e Principatës, Monakon. Kush kalon nga ky çift në 1/8 do të gjejë një...
Burimi:
vizionplus.tv