Real-Atletico, tensione pafund. Vinicius sulmon përsëri, “colchoneros” kundërpërgjigjen

Real-Atletico, tensione pafund. Vinicius sulmon përsëri, “colchoneros” kundërpërgjigjen

10 Janar 2026 11:17 Alfred Lleshi Tensione të reja midis Real Madridit dhe Atletico Madridit, me Vinicius në qendër të vëmendjes për grindjen në fushë me Diego Simeonen. Shkëndija shpërtheu në stolin e “Colchoneros” gjatë gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës, kur sulmuesi iu afrua stolit duke protestuar për një penallti të mohuar. Simeone i bërtiti: “Florentino do të të heqë qafe, mbaje mend ç’po të them”. Një sulm direkt mbi të ardhmen e lojtarit, të cilit Vinicius iu përgjigj fillimisht me një buzëqeshje ironike. Më pas, Vinicius talli trajnerin argjentinas në rrjetet sociale duke i kujtuar një humbje tjetër, por Atletico Madridi reagoi sërish, duke dhënë versionin e kundërt. Klubi mbrojti “Cholo”, duke thënë se reagimi i tij ishte vetëm përgjigje ndaj sjelljes jo respektuese të...