Rayan Cherki fantastik, City merr një fitore të artë ën transfertën delikate. Presioni kalon mbi Arsenalin tani (video)

Rayan Cherki fantastik, City merr një fitore të artë ën transfertën delikate. Presioni kalon mbi Arsenalin tani (video)

27 Dhjetor 2025 16:00 Telesport Manchester City e ka mbyllur me fitoren vitin 2026. “Qytetarët” kanë fituar 1-2 në transfertën delikate ndaj Nottingham Forest, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të në Premier League. Pjesa e parë ishte disi e vakët dhe mungoi goli, ndërsa pjesa e dytë ishte vërtet fantastike. Të besuarit e Pep Guardiolës e nisin shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e avantazhit me Tijjani Reijnders në minutën e 47-të, pas një aksioni fantastik dhe asistit të Rayan Cherki. Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat me një kundërsulm të shpejtë, Igor Jesus asiston, Hutchinson dërgon topin në rrjetë. Goli i fitores për “Qytetarët” do të vinte në minutën e 83-të, ku pas një goditje këndi, Josko Gvardiol...