Raundi i dytë i Europianit 2026, kombëtarja e femrave U-17 nis përgatitjet

Raundi i dytë i Europianit 2026, kombëtarja e femrave U-17 nis përgatitjet

23 Shkurt 2026 18:00 Telesport Kombëtarja U-17 e vajzave ka nisur sot zyrtarisht grumbullimin dhe përgatitjet në kuadër të ndeshjeve të raundit të dytë të Kampionatit Europian 2026 për këtë grupmoshë. Skuadra u grumbullua në Durrës gjatë mesditës, ndërsa pasdite zhvilloi seancën e parë stërvitore. Seanca u fokusua kryesisht në ushtrime të përgjithshme dhe elemente taktike, me synimin për të krijuar harmoninë e grupit dhe për të konsoliduar bashkëpunimin mes lojtareve. Vajzat do të vijojnë përgatitjet deri të enjten, ndërsa më 26 shkurt do të zhvillojnë ndeshjen e parë ndaj Andorrës, në Shtëpia e Futbollit, në ora 14:00. Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt dhe falas në FSHF TV.