Raste racizmi në Champions League, ofendimit të Vinicius, reagojnë shumë personalitete

Raste racizmi në Champions League, ofendimit të Vinicius, reagojnë shumë personalitete

Adriatik BALLA Rikthehen hijet e racizmit në fushat e futbollit. Kështu, një incident i rëndë racizmi ka shënuar përballjen e fundit në UEFA Champions League mes Benfikës dhe Realit të Madridit në Lisbonë, ku sulmuesi madrilen Vinicius Junior ka akuzuar lojtarin e skuadrës portugeze, Xhanluka Prestiani, për fyerje racore gjatë ndeshjes.Episodi ndodhi pak minuta pasi braziliani shënoi golin e fitores në minutën e 50-të, duke sjellë edhe një ndërprerje rreth 10-minutëshe të takimit. Sipas raportimit të ESPN, pavarësisht tronditjes emocionale, Viniciusi është në gjendje të mirë dhe është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e marrë nga klubi dhe bashkëlojtarët. Në veçanti, ai ka vlerësuar reagimin e menjëhershëm të Kilian Mbape, i cili pas ndeshjes konfirmoi publikisht ankesën për racizëm dhe doli në mbrojtje të shokut të...