Rashford ndoshta dhe nuk ia vlen… Flick kërkon një yll të ri për krahun e majtë. Gati 60 mln euro për një super transferim
24 Shkurt 2026 16:49 Telesport Pavarësisht 10 golave dhe 13 asisteve të shënuar në këtë sezon të parë me fanellën e Barcelonës, ku është i huazuar nga Manchester United, sërish këto statistika nuk mjaftojnë për të bindur Hansi Flick në lidhje me të ardhmen e Marcus Rashford. Trajneri gjerman ka një tjetër emër në mendje për krahun e majtë të sulmit, bëhet fjalë për Malick Fofana, 20-vjeçarin belg që po shkëlqen te Lyon dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve të mëdha. “Fichajes” bën me dije se Barcelona është e gatshme të paguajë deri në 60 milionë euro për 20-vjeçarin belg, i cili do të jetë një nga emrat më aktiv dhe kryesor në merkaton e ardhshme. Ardhja e mundshme e Fofana sigurisht që nënkupton...
Burimi:
telesport.al