Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë
Kategoria Superiore është një nga kampionatet më aktivë në merkaton e janarit, por nuk shpenzon për të blerë futbollistë. Synimi i klubeve shqiptare janë transferimet e lojtarëve pa kontratë ose huazimet. Ky është përfundimi i raportit të FIFA-s vetëm pak ditë pas mbylljes zyrtare të merkatos. Në kampionatin shqiptar kanë lëvizur 78 futbollistë në hyrje, duke e renditur atë të 20-tin në botë, teksa 26 janë larguar. Megjithatë, ekipet nuk kanë paguar asnjë për kartonin e lojtarëve. Në janar, klubet arkëtuan në total 383 mijë dollarë, ku sipas burimeve shifrën më të madhe e siguroi Dinamo nga shitja e Gasama Karambës në Turqi. Në nivel global, Brazili është kampionati që ka afruar më shumë futbollistë në merkaton e janarit, plot 456. E dyta renditet Spanja,...
Burimi:
javanews.al