Raphinha me “valencat” e Leo Messit, braziliani vendos kandidaturën për “Topin e Artë”

Raphinha me “valencat” e Leo Messit, braziliani vendos kandidaturën për “Topin e Artë”

Raphinha, në dy ndeshjet e fundit, ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asistime, duke u rikthyer vendimtar pikërisht në momentin kyç të Champions League. Pas paraqitjes ndaj Sevilla, ai ishte protagonist absolut në fitoren historike ndaj Newcastle United, duke marrë pjesë në 4 nga 7 golat e Barcelonës, madje duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 5-të. Performanca e tij kujton ato të Lionel Messit në Champions. 7 vite pas ndeshjes Barcelona–Olympique Lyonnais (5-1, 13 mars 2019), ku Messi mori pjesë në 4 gola, Raphinha përsëriti një ndikim të ngjashëm. Ai shënoi për 1-0, asistoi për Fermín López, dha krosimin nga këndi për golin e Lewandowski dhe mbylli goleadën. Ai gjithashtu fitoi penalltinë që Yamal e ktheu në gol. Një spektakël që e vendos...