Raphinha, me mllef për “Topin e Artë”: E kam merituar sezonin e kaluar për numrat e mi

Raphinha, me mllef për “Topin e Artë”: E kam merituar sezonin e kaluar për numrat e mi

30 Janar 2026 13:12 Alfred Lleshi Raphinha vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Barcelonës, por braziliani nuk duket se e ka përtypur ende mungesën e fitimit të çmimit më të lakmuar pas sezonit të kaluar, të karakterizuar nga statistika të jashtëzakonshme. Gjatë ceremonisë së “Topit të Artë”, ai pranoi vendin e pestë me “fair play”, duke e quajtur “nderues” dhe njohur përparimin që bëri pas largimit nga Premier League. Në një intervistë për “Sofascore”, braziliani tregoi pak më shumë mllef: “Sipas meje, një çmim individual nuk duhet të bazohet vetëm në një garë. Bazuar në këtë parim, do ta kisha merituar për sezonin tim, titujt e fituar, statistikat dhe gjithçka që kam dhënë për ekipin në fushë”. Për t’i dhënë kontekst, braziliani e përfundoi sezonin...