Ranocchia mbron Bastonin: S’ka bërë asgjë të jashtëzakonshme, nuk është simulim

Ranocchia mbron Bastonin: S’ka bërë asgjë të jashtëzakonshme, nuk është simulim

16 Shkurt 2026 11:10 Alfred Lleshi Andrea Ranocchia, ish-mbrojtës i Interit dhe tani opinionist, foli për “Gazzetta dello Sport” lidhur me polemikën mes Bastonit dhe Kalulu: “Një sulm mediatik, që një djalë i mirë si Ale nuk e meriton. Mund të ketë gabuar në këtë rast të veçantë, ndëshkimi për Kalulu nuk duhej të vinte, por po ekzagjerohet. Duhet të merret parasysh adrenalina e momentit. Analiza duhet të jetë e përgjithshme, në shpejtësi dhe dinamikë…” Ranocchia shtoi: “Asnjë lojtar në një situatë kaq të shpejtë nuk synon të simulojë për të nxjerrë jashtë kundërshtarin. Nuk ishte kontakt i fortë, por në shpejtësi ndjeu një dorë dhe ra. Nuk është asgjë e jashtëzakonshme, e kanë bërë të gjithë, edhe unë. Kalulu duhej të mbrohej ndryshe, pa...