Ramadani ‘kokë më kokë’ me Granit Xhakën, renditen mes më të mirëve në Evropë

Ramadani ‘kokë më kokë’ me Granit Xhakën, renditen mes më të mirëve në Evropë

Ylber Ramadani po kalon një sezon mjaft pozitiv me Leccen, duke u shndërruar në një nga pikat kyçe të skuadrës italiane. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka treguar vazhdimësi dhe nivel të lartë performance në Serinë A, çka pasqyrohet qartë edhe në statistikat individuale. Sipas të dhënave, Ramadani renditet i treti në pesë kampionatet kryesore të Europës për numrin e ndërhyrjeve të sakta këtë sezon, me plot 88 të tilla. Ai lë pas emra të njohur të futbollit europian si Manuel Locatelli, Casemiro apo Declan Rice, duke konfirmuar rolin e tij të rëndësishëm në mesfushë. Para Ramadanit në këtë renditje janë vetëm Lynen i Werder Bremenit dhe kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka. Shqiptari i Zvicrës kryeson listën me 103 ndërhyrje të sakta në Premier League, duke treguar ndikimin e...