“Raketat” nuk e ndërpresin Botërorin, SHBA dhe FIFA: Finalet e Kupës së Botës, sipas programit

“Raketat” nuk e ndërpresin Botërorin, SHBA dhe FIFA: Finalet e Kupës së Botës, sipas programit

Asnjë ndryshim plani: “Botërori 2026” do të zhvillohet sipas programit të paracaktuar nga data 11 qershor deri në 19 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. Lufta në Iran dhe përhapja e saj në të gjithë Gjirin Persik ka ngritur shumë pikëpyetje, duke ndezur edhe sinjalet e alarmit në FIFA. Për këtë arsye, me anë të presidentit të saj Gianni Infantino, qeveria botërore e futbollit ka kërkuar siguri nga presidenti amerikan Donald Trump. Takimi në Shtëpinë e Bardhë I ka dhënë këto siguri, që Infantino i ka bërë publike për të gjithë në një postim në Instagram “U takova me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, për të diskutuar gjendjen e përgatitjeve për Kupën e Botës që do të zhvillohet...