Raketa amerikane vrau 165 vajza në shkollë, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar (video)

Raketa amerikane vrau 165 vajza në shkollë, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar (video)

Të gjithë lojtarët e kombëtares së futbollit të Iranit dolën në fushë me çanta shkollore gjatë ndeshjes miqësore ndaj Nigerisë, në Belek të Turqisë. Gjatë himnit kombëtar, Taremi dhe shokët e tij mbajtën çantat në duar, duke ua treguar edhe kamerave, si homazh për nxënësit e shkollës elementare “Shajareh Tayyebeh” në Minab, që humbën jetën më 28 shkurt në një sulm të atribuar SHBA-së. Çdo lojtar mbante një çantë vjollcë, përfshirë portierin, ndërsa kapiteni Taremi një rozë. Lojtarët dhe stoli shfaqën emocione të forta gjatë ceremonisë para ndeshjes. Një zëdhënës i kombëtares sqaroi se ideja ishte për të nderuar viktimat e vogla, 165 vajza dhe 10 të tjerë, që humbën jetën nga një raketë amerikane, sipas raportimeve të “New York Times”, për shkak të një gabimi,...