Rafinja shpreh hapur zhgënjimin: Topin e Artë e meritoja unë, shikoni statistikat e mia

Rafinja shpreh hapur zhgënjimin: Topin e Artë e meritoja unë, shikoni statistikat e mia

Rafinja ka shprehur hapur mendimin e tij për Topin e Artë. Braziliani u rendit i 5-ti në edicionin e shkuar, teksa trofeu shkoi në duart e Dembelesë. Por në një intervistë për “Sofascore”-n, Rafinja është shprehur se e meritonte ai këtë çmim kaq të lakmuar për lojtarët. Ai ka listuar si argumente statistikat, titujt e fituar dhe kontributin e dhënë në fushën e lojës për Barcelonën. “Për mendimin tim, një çmim individual nuk duhet të jetë i bazuar vetëm në një kompeticion. Bazuar në këtë parim, unë e meritoja ta fitoja (Topin e Artë), duke pasur parasysh sezonin tim, titujt që fitova, statistikat dhe gjithçka që dhashë në fushë për skuadrën”, ka deklaruar Rafinja./Sport Ekspres/