Radha e Zvicrës, Xhaka e Jashari përballja me Katarin në San Françisko
Nis aventura e Zvicrës në Kupën e Botës 2026. Pjesë e Grupit B, helvetët e trajnerit Murat Jakin këtë mbrëmje në orën 21:00 takohen me modestët e Katarit në ‘Levi’s Stadium’ në Santa Clara, Kaliforni. Afërsisht 64 kilometra në jug të San Françiskos. I hapur në vitin 2014, impianti modern ka një kapacitet prej afërsisht 75,000 ulësesh. Te Zvicëra aktualisht janë listur vetëm dy shqiptarë. I pari kapiteni legjendar i tyre Granit Xhaka dhe mesfushori i Milanit Ardon Jashari. Kjo ndeshje do të arbitërohet nga Martinez (Honduras). Ndërkohë në mesnatë (00:00) do të zbresin në fushë edhe ekipet e Brazilit e Marokut për Grupin C. Mengjesi i datës 14 qershor ofron përballje të tjera; Haiti- Skoci (Grupi C) ora 03:00, Australi- Turqi (06:00, Grupi D)...
Burimi:
sportiim.al