Rabiot, gola dhe lidership. Mesfushori francez është “kapobanda” i Milanit
Konfirmimi erdhi të martën në mbrëmje në “Dall’Ara”, nga ai që e njeh më mirë futbollistikisht: “Ky është Rabiot më i mirë gjithmonë”. Fjalët janë të Massimiliano Allegrit, por pa lavdërime të tepruara, thjesht realizëm. Trajneri shtoi: “Adrien mund të përmirësohet ende, ndonjëherë më irriton”. Që nga fillimi 2026, Rabiot po tërheq Milanin në çdo aspekt të lojës, përfshirë golat, diçka që deri më 8 dhjetor ishte problem për të. Që nga ajo fitore ndaj Torinos, me një gjuajtje nga jashtë zone, mesfushori francez ka shënuar edhe tre gola të tjerë nga aksionet. Vetëm Nkunku i qëndron pranë, por ka shënuar dy penallti. Rabiot, i njohur si “Cavallo Pazzo”, është lider në distancën mesatare të përshkruar për ndeshje (10.9 km), kryeson për asiste (4) dhe...
Burimi:
telesport.al