“Qytetar Nderi”, Bashkia e Malësisë së Madhe nderon dy futbollistët e kombëtares dhe boksierin e njohur
Bashkia e Malësisë së Madhe ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” tre figura të spikatura të sportit, që kanë bërë krenarë jo vetëm këtë trevë, por edhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare: futbollistët Armando Broja dhe Mario Mitaj, si dhe boksierin kampion bote Jurgen Uldedaj. Për shkak të angazhimeve me klubet respektive dhe përgatitjeve në stërvitje, në ceremoninë e organizuar ishte i pranishëm vetëm Mario Mitaj. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare e vlerësoi këtë titull si një motivim të veçantë në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Polonisë, duke theksuar rëndësinë që ka për të përfaqësuar denjësisht vendin dhe vendlindjen e tij. Në historinë e futbollit shqiptar, Malësia e Madhe renditet ndër trevat që i ka dhënë më shumë Kombëtares, me emra të njohur si Bekim Balaj, Armando...
Burimi:
vizionplus.tv