Qeveria merr vendimin/ Partizani merr në përdorim 12 mijë m² në Tiranë me qira 1 euro
Këshilli i Ministrave ka miratuar kontratën e qirasë me tarifë simbolike 1 euro për kalimin e një reparti ushtarak me hapësirë rreth 12 mijë e 690 metra katrorë tek shoqëria “Partizani” sh.a. Sipas vendimit, bëhet fjalë për pasurinë shtetërore nr.3/442, e identifikuar si “Reparti ushtarak nr.6010 (IGJIU), ish-RU nr.7030 (IGJU)”, e ndodhur në zonën kadastrale 8110 në Tiranë. Prona mbetet formalisht në pronësi shtetërore dhe nën përgjegjësinë e Ministrisë së Mbrojtjes, por i jepet me qira shoqërisë “Partizani” sh.a. Klubi i Partizanit prej vitit 2016 nisi punimet në këtë zonë dhe stadiumi “Arena e Demave” është tanimë në përdorim të klubit të kuq. Ngërçi i vetëm për marrjen e gjithë pronës në dispozicion tanimë ka kaluar dhe KF Partizani mund të vijojë me prishjen e dy...
Burimi:
sot.com.al