Qëndrimi/ FSHF i pezulloi stafin, Egnatia i kundërpërgjigjet me lojtarët

Qëndrimi/ FSHF i pezulloi stafin, Egnatia i kundërpërgjigjet me lojtarët

Meqë Federata Shqiptare e Futbollit i ka pezulluar të gjithë stafin teknik, Egnatia planifikon të paraqitet me një pankinë të boshatisur, duke i lënë drejtimin vetë lojtarëve e pa orientim taktik të mirëfilltë nga një teknik në pankinë. Në raste pezullimesh në grup, zakonisht klubet caktojnë një trajner nga akademia apo ekipi i dytë për të qenë në pankinë. Por rrogozhinasit do ta ndërmarrin këtë veprim edhe si në shenjë proteste ndaj veprimit absurd të Disiplinës. Në pankinë pritet të ulet vetëm doktori i ekipit, Ervin Karafili dhe përgatitësi atletik Andri Babaj, pasi sigurisht që nevojitet stafi mjekësor për të zhvilluar një takim të tillë. Por nuk pritet të ketë asnjë “udhëzues” teknik për skuadrën në duelin në fjalë, ndonëse është një nga ata që...