“Qazim Laçi më ngjan mua”! Rrëfimi i Taulant Xhakës, flet edhe për ndeshjen me Serbinë
Federata e Futbollit hap një kapitull të ri komunikimi me publikun, duke sjellë në qendër të vëmendjes zërat që kanë shkruar historinë e fanellës kuqezi. Duke nisur nga kjo e shtunë, FSHF prezanton rubrikën e re “Legjendat Flasin”, një seri ekskluzive rrëfimesh nga ish-futbollistë që kanë nderuar Shqipërinë në momentet më të forta të saj. I ftuari i parë nuk mund të ishte askush tjetër veçse ish-mesfushori kuqezi, Taulant Xhaka. Një emër i lidhur fort me karakterin, shpirtin luftarak dhe identitetin e Kombëtares. Nga debutimi historik kundër Portugalisë, te emocionet që zgjon sot fanella kuqezi, analiza për Kombëtaren aktuale, besimi te play-off-et dhe mesazhi i drejtpërdrejtë për tifozët, Xhaka flet pa filtra dhe me zemër. Një rrëfim për fanellën, përgjegjësinë dhe krenarinë për të përfaqësuar...
Burimi:
sportekspres.com