Qazim Laçi: Ëndrra e çdo shqiptari të shohë Kombëtaren në Botëror

Qazim Laçi: Ëndrra e çdo shqiptari të shohë Kombëtaren në Botëror

Adriatik BALLA Ndeshja me Poloninë i ka angazhuar të gjithë në FSHF, veçmas skuadrën përfaqësuese dhe trajnerin Silvinjo e ndihmësit e tij. Dje në konferencë për shtyp, krahas Hysajt doli edhe mesfushori Qazim Laçi, i cili në vitet e fundit ka qenë një motor i fuqishëm në mesfushën kuqezi. Qazim Laçi u shpreh se ndeshja ndaj Polonisë do të jetë shumë e vështirë, por Kombëtarja shqiptare do të hyjë në fushë e përqendruar te loja e saj për të marrë rezultatin maksimal. Mesfushori theksoi se motivimi është shumë i madh për të arritur kualifikimin në Botëror dhe për të bërë krenarë tifozët shqiptarë. “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Edhe Polonia ka lojtarë me shumë cilësi. Nga ana jonë besoj që do të...