Puna e shkëlqyer te klubi i Serisë A, Juventusi bëhet me drejtor të ri sportiv

Puna e shkëlqyer te klubi i Serisë A, Juventusi bëhet me drejtor të ri sportiv

Marko Otolini është drejtori i ri sportiv i Juventusit. Në fund të dhjetorit, ai i dha fund kontratës me Xhenoan, ndërsa sot u bë nënshkrimi i kontratës së tij me bardhezinjtë. Otolini rikthehet te “Zonja e Vjetër” pas 4 vitesh, teksa zëvendësoi Kristiano Xhiuntolin. 45-vjeçari, kur ishte pjesë e Xhenoas, kishte bërë blerje të mëdha si ajo e Reteguit, Dragushin, Koni De Uinter, Albert Gudmundson dhe Josep Martinez, ku dhe i shiti për shifra marramendëse. “Pas një udhëtimi profesional që e pa të luante një rol udhëheqës te Xhenoa, një sfidë e re tani fillon për Marko Otolini në Torino. Kthimi i tij te Juventus, këtë herë në rolin e Drejtorit Sportiv, përfaqëson një hap të natyrshëm përpara në një karrierë të ndërtuar mbi ekspertizë,...