“Puna e Gasperinit te Roma është e jashtëzakonshme. Titulli? Varet nga Interi dhe Napoli”

“Puna e Gasperinit te Roma është e jashtëzakonshme. Titulli? Varet nga Interi dhe Napoli”

Paolo Di Canio, në një intervistë për “Il Messaggero”, foli për fillimin e shkëlqyer të kampionatit nga Roma: “Integrimi i Gasperinit te Roma më ka surprizuar dhe bindur. Ai e ka kuptuar ambientin dhe ka valorizuar skuadrën që i është vënë në dispozicion, e cila nuk është më e mira. Mungon një qendërsulmues, por trajneri e ka kuptuar këtë dhe luan futboll që i lejon të fitojë shpesh 1-0. Nëse Roma shënon, arrin ta mbrojë golin. Nëse e pëson, humbet sepse nuk është në gjendje të përmbysë. Puna e Gasperinit ka qenë e jashtëzakonshme, edhe pse ylli i tij nuk luan në sulm”. I pyetur për yllin e vërtetë të Romës aktuale, Di Canio përmendi pa hezitim Mile Svilar, duke e cilësuar një portier të...