Pullat postare me ndeshjet e Shqipërisë, Shulku prezanton
Në ambientet e FSHF-së u zhvillua aktiviteti i organizuar në bashkëpunim me Postën Shqiptare për promovimin zyrtar të pullave postare “Shqipëria në Euro” dhe “Kampionati Europian i Futbollit”, një iniciativë që synon të vërë në pah vlerat e pullës postare shqiptare dhe simbolikën që ajo përfaqëson. Në këtë aktivitet morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, Shefi i Kabinetit të Postës, Artemon Cukalla, Elion Semanaj nga Departamenti i Administrimit të Postës, Drejtoresha e Marketingut të Postës, Albiona Sulo, si dhe përfaqësues të filatelisë, të Komisionit të Pullës dhe përfaqësues të FSHF. Ceremonia u shënua nga firmosja simbolike e një “Cartmaximum” (kartolinë), ku një fëmijë shkroi një mesazh dedikuar futbollistit të Kombëtares, Nedim Bajrami, si shenjë frymëzimi dhe krenarie për përfaqësimin e Shqipërisë në...
Burimi:
sot.com.al