Pulisic dhe aplikacioni i takimeve për VIP-a, kthesë e papritur. Ish-partnerja: Nuk është tradhtar
10 Prill 2026 11:36 Alfred Lleshi Pas stuhisë vjen qetësia… Referenca është jeta e Christian Pulisic, prej ditësh në qendër të thashethemeve rozë. Akuzat për tradhti ndaj tij u bënë nga ish-e dashura Alexa Melton, e bindur se sulmuesi kuqezi ishte në aplikacionin “Raya”, një “app” takimesh për VIP-a, para se lidhja të mbyllej. Sidoqoftë, në orët e fundit ka ndodhur kthesa e madhe. Alexa Melton, golfiste me 140 mijë ndjekës në Instagram, u përpoq ta mbyllë çështjen duke shfajësuar lojtarin e Milanit: “Kam bërë disa komente për një çështje private, të cilat janë nxjerrë jashtë kontekstit. Kam marrë informacione të rreme. Ai nuk është tradhtar, nuk do të flas më për këtë çështje”. Rasti mbyllet këtu? Mbetet për t’u parë. Shpresa e tifozëve të...
Burimi:
telesport.al