PSG vuan ndaj Strasbourg, por del me 3 pikë dhe rikthehet në krye (video)
PSG ka marrë një fitore të rëndësishme 1-2 në transfertën ndaj Strasbourg, duke bërë që parizienët të rikthyen në krye me dy pikë më shumë se Lens. Vendasit kishin shansin e artë për të kaluar të parët në avantazh në minutën e 20-të me Joaquin Panichelli, i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Marquinhos. Po nuk shënove, do të pësosh… Në minutën e 22-të, PSG gjen golin e avantazhit me Senny Mayulu, i cili përfitoi më së miri nga një top i larguar jo në mënyrën e duhur nga mbrojtësi vendas. Megjithatë, reagimi Strasbourg ishte i menjëhershëm, duke barazuar shifrat në minutën e 27-të me Guela Doue, pas një aksioni fantastik dhe asistit...
Burimi:
telesport.al