PSG shkakton panik në Europë, statistikat e Champions-it si të një “makine lufte”
PSG e Luis Enrique kërkon të përsërisë sukseset e sezonit të kaluar, ku fitoi 6 nga 7 titujt e mundshëm. Prioritet mbetet Champions League, ku dominimi në ndeshjen e parë ndaj Chelsea, kampionit aktual të botës, tregoi fuqinë e parizienëve. Pavarësisht kalimit në “play off”, parizienët tregojnë një nivel të lartë dhe frikësojnë kundërshtarët me kontrollin e lojës. Ata e nisin ngadalë, por sapo ngrohen, gjithçka ndryshon. Statistikat e UEFA-s e tregojnë PSG-në si një “makinë lufte”: sulmi është i pakapshëm (693 sulme, 31 gola, 25 brenda zonës, 6 jashtë), dhe shënimet nga jashtë zone janë më të rëndësishme ndaj mbrojtjeve të mbyllura. Parizienët janë liderë në goditje drejt portës (232 total, 85 në portë), por duhet të reduktojnë goditjet e kota (75). Mesfusha drejton...
Burimi:
telesport.al