PSG nuk fal në shtëpi, Liverpool duhet të falënderojë Mamardashvili-n (video)
PSG ka fituar 2-0 ndaj Liverpool në çerekfinalen e parë të luajtur në “Parc des Princes”. Sfida u zhbllokua në minutën e 11-të, ku Desire Doue shënoi një gol tejet të bukur, me një goditje klasi brenda zonës. Në minutën e 32-të, Khvicha Kvaratskhelia provon të shënojë një gol spektakolar me rroveshatë, por Mamardashvili tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 42-të, ishte Ousmane Dembele që provoi të gjente golin, por Mamardashvili bën një pritje shumë të mirë. Pjesa e parë dominohet komplet nga PSG, por mbyllet me rezultatin 1-0. Në minutën e 65-të, Kvaratskhelia dyfishon shifrat, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit fantastik të Joao Neves. Në minutën e 70-të, ka një kontakt në zonë mes Zaire-Emery dhe Ibrahima Konate, arbitri kryesor i takimit...
Burimi:
telesport.al