PSG gati të bëjë lëvizjen surprizë, i ofron kontratë të përjteshme trajnerit Luis Enrique

PSG gati të bëjë lëvizjen surprizë, i ofron kontratë të përjteshme trajnerit Luis Enrique

PSG nuk ka ndërmend të ndahet nga Luis Enrique. Më herët këtë vit, klubi parizien ia zgjati kontratën trajnerit spanjoll deri në vitin 2027, por tani klubi duket se ka ndërmend t’i ofrojë atij një zgjatje të përjetshme. Një marrëveshje afatgjatë do ta forconte më tej statusin e spanjollit brenda ekipit. Që nga ardhja e Luis Enrique, PSG është transformuar në një nga skuadrat më të forta të Evropës dhe jo vetëm. Ndaj, menaxhmenti i klubit parizien thuhet se po mendon ta shpërblejë shefin e tyre me një zgjatje të jashtëzakonshme të kontratës, pa zbuluar detajet financiare. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja spanjolle AS. Me këtë veprim, PSG shpreson të zgjidhë në mënyrë të përhershme çështjen e të ardhmes së trajnerit të tyre. Sipas...