Pse legjionarët kuqezinj spikasin me klubet e tyre, por “zhduken” në kombëtare?!
Pas humbjes së dhimbshme në “play-off” ndaj Polonisë, ku Shqipëria i shuajti shpresat për kualifikim në Botëror, për herë të parë në histori, legjionarët kuqezinj u rikthyen në klubet e tyre dhe dhanë direkt sinjale pozitive që konfirmojnë potencialin e tyre. Megjithatë, ajo që bie në sy është çështja e përsëritshme e performancës: shumë prej tyre spikasin në kampionatet ku aktivizohen, por në kombëtare duket sikur “zhduken”. Shembujt e fundjavës së kaluar janë të qartë: Ardian Ismajli (Torino) zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme në fitoren 1-0 ndaj Pisa, duke u zgjedhur lojtari më i mirë. Arbër Hoxha (Dinamo Zagreb) kontribuoi menjëherë pas hyrjes në minutën e 65-të me një asist vendimtar në rezultatin 7-0. Myrto Uzuni (Austin) dha një asist vendimtar në barazimin 2-2 ndaj Inter Miami...
Burimi:
telesport.al