Protestat dhe dhuna në Iran/ Momente paniku për Asanin dhe Lushkjen, bllokohen lojtarët

Protestat dhe dhuna në Iran/ Momente paniku për Asanin dhe Lushkjen, bllokohen lojtarët

Momente paniku dhe ankthi për dy futbollistët shqiptarë, Jasir Asani dhe Regi Lushkja, të cilët aktivizohen në kampionatin iranian. Ndalimi i sinjalit të internetit dhe bllokimi kompanive celulare për shkak të protestave të dhunshme që po zhvillohen në Iran, ka penguar komunikimin me botën jashtë, duke bërë që të mos ketë informacione lidhur me gjendjen e tyre dhe situatën me të cilën po përballen. Jasir Asani dhe Regi Lushkja padyshim po kalojnë ditë të mirëfillta ankthi në Iran, ku dy futbollistët janë pjesë e klubeve vendase. Protestat popullore dhe shtypja e tyre me dhunë në Iran ka paralizuar vendin duke sjellë pasoja edhe për dy futbollistët shqiptarë që janë përkatësisht pjesë e Esteghlal dhe Traktor FC. Si Asani, ashtu edhe Lushkja, janë zhdukur prej një...