Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Propozimi i Wenger merret parasysh, FIFA ka gati ndryshimin e madh në futboll
30 Dhjetor 2025 19:09 Telesport Në Samitin Botëror të Sportit, i cili po mbahet këto ditë në Dubai, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka paralajmëruar se shumë shpejt mund të hyjë në fuqi propozimi i Arsene Wenger në lidhje me pozicionin jashtë loje. Por, çfarë propozon Wenger? Një lojtar do të jetë në pozicion jashtë loje vetëm nëse e ka kaluar plotësisht mbrojtësin e fundit, kështu që nuk do të vendoset më në bazë të një pjese të trupit. Rregulli mund të hyjë në lojën e futbollit që nga sezoni i ardhshëm, por më parë duhet të njihet dhe miratohet nga IFAB (Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit).