Propozimi i bujshëm i Real Madridit për Dortmundin: Dy lojtarë në këmbim të yllit të krahut të majtë të mbrojtjes

Propozimi i bujshëm i Real Madridit për Dortmundin: Dy lojtarë në këmbim të yllit të krahut të majtë të mbrojtjes

4 Mars 2026 17:03 Telesport Një nga lëvizjet që do të bëjë Real Madrid gjatë merkatos së verës është dhe një përforcim në krahun e majtë. Edhe pse ka një titullar fiks si Alvaro Carreras, është e nvojshme edhe për një lojtar tjetër të mirë në këtë krah, pasi si Fran Garcia ashtu edhe Ferland Mëendy nuk bëjnë më pjesë në projektin e klubit madrilen dhe do të largohen në fund të sezonit. “Tribalfootball.com” zbulon se Real Madrid ka piketuar suedezin e Borussia Dortmundit, Daniel Svensson, si lojtarin ideal për të përforcuar krahun e majtë. 24-vjeçari është një titullar i padiskutueshëm te verdhezinjtë dhe ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme këtë sezon. Duke qenë se është nën kontratë me Dortmund deri në vitin 2029, largimi i...