Produkt i Tottenham, por luan në Holandë. Një emër i ri për sulmin e Milanit, kushton 25 milionë euro

Produkt i Tottenham, por luan në Holandë. Një emër i ri për sulmin e Milanit, kushton 25 milionë euro

16 Mars 2026 20:21 Telesport “CalcioMercato.it” zbulon një tjetër emër që po ndjek Milan për të forcuar sulmin gjatë merkatos së verës. Bëhet fjalë për Troy Parrot, irlandezi 24-vjeçar që aktualisht është pjesë e AZ Alkmaar. Parrot ka shënuar 27 gola dhe ka dhënë 9 asiste këtë sezon për AZ Alkmaar si dhe ishte protagonisti kryesor për kombëtaren e tij, duke e kualifikuar atë në vendin e dytë në ndeshjet kualifikuese dhe në fund të marsit do të luajë në play-off për një biletë drejt Botërorit. Irlandezi është produkt i akademisë së të rinjve të Tottenhamit, sulmuesi nuk pati kurrë mundësinë të provohej në ekipin e parë, kështu që pas disa huazimeve, ai zgjodhi të transferohej në Holandë. Kontrata e tij aktuale është deri në...