Priti penalltinë dhe shkëlqeu ndaj Juventusit, portieri shqiptar: Isha mjaft i sigurt, e ndjeja që do ta prisja

Priti penalltinë dhe shkëlqeu ndaj Juventusit, portieri shqiptar: Isha mjaft i sigurt, e ndjeja që do ta prisja

Arijanet Muriçi ishte lojtari i ndeshjes në përballjen Juventus-Sasuolo. Skuadrat u larguan nga fusha me një barazim 1-1 dhe meritë të madhe për këtë rezultat ka pikërisht portieri shqiptar. Gardiani i Sasuolos priti penalltinë e Lokatelit në minutën e 88, si dhe arriti të priste një gjuajtje mjaft të rrezikshme të Milikut. Dy raste vendimtare që i mohuan fitoren Juventusit. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Muriçi është shprehur se e ndjente që do ta priste penalltinë e Lokatelit. Më tej ai ka shtuar se pritja e goditjes e kokë të Milikut ishte më e vështirë për t’u realizuar se sa rasti i 11 metërshit. “Patëm shumë raste. Jam i kënaqur me performancën time, por luajtëm një ndeshje të shkëlqyer si ekip. Isha mjaft i...