Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej
Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë pritet të ndiqet nga një tifoz VIP i veçantë, pasi mediat polake bëjnë të ditur se presidenti i vendit, Karol Navrocki, do të jetë i pranishëm në stadium. Ai ka qenë rregullisht në stadiume në të kaluarën dhe rëndësia e kësaj ndeshje e ka shtyrë të përsëritë këtë praninë e tij edhe në ndeshjen në Varshavë. Por këtë herë, gjërat mund të jenë ndryshe, pasi presidenti i Polonisë, ndoshta nuk është më aq i mirëpritur në stadium nga tifozët. Ata e kanë bërë të qartë një gjë të tillë në ndeshje të ndryshme të kampionatit, ku janë shpalosur parulla kundër tij në stadiumet si në Lodz, Gdansk, Krakovë, Poznan dhe Lublin. Kjo është rrjedhojë e vetos që ai ka vendosur...
Burimi:
javanews.al